Pandemia COVID-19 jo vetëm që ka bllokuar mijëra aeroplanë, por edhe pilotët. Në të gjithë botën, disa pilotë kanë këmbyer kabinën e pilotit me atë të trenistit. Hekurudhat kërkojnë trenistë.
Situata për aviacionin në botë dhe veçanërisht për pilotët e linjave ajrore vazhdon të jetë e pasigurtë. Deri më tani këtë muaj, vetëm në Evropë një e treta e të gjithë aeroplanëve komercialë të pasagjerëve kanë qëndruar në tokë. Transportuesi kryesor gjerman, Lufthansa, njoftoi në fillim të majit, se kishte kryer 81% më pak fluturime sesa në të njëjtën ditë në 2019. Dhe shumica e 306 fluturimeve ishin ekskluzivisht për transport mallrash.
Gjatë pandemisë, kufizimet e udhëtimit dhe oraret e shkurtuara të fluturimeve të linjave ajrore kanë qenë një makth në dukje i pafund për kapitenët dhe oficerët e parë, duke vendosur në pritje për punë mijëra persona. Sindikata evropiane e pilotëve, EPA pret që nga rreth 65,000 punonjës kabine që kishte në Evropë para pandemisë, deri në 18,000 persona mund të humbasin përgjithmonë vendin e punës. Vetëm Lufthansa mund të detyrohet të klasifikojë si të tepërt 1,200 staf të kabinës vitin e ardhshëm.