Pasagjerët që u gjendën në një fluturim nga Reykjavik në Mançester të martën mbrëma morën një dhuratë të papritur.
Përkatësisht, piloti e ktheu aeroplanin 360 shkallë në mënyrë që pasagjerët të shihnin aurora borealis, dhe skenat spektakolare që ata regjistruan vërshuan rrjetet sociale.
Pasagjerë të kënaqur
Pas gjysmë ore fluturimi, piloti i Easyjet e ktheu avionin në mënyrë që pasagjerët në të dyja anët të shijonin pamjen e pazakontë dhe stafi errësoi dritat në kabinë për ta bërë përvojën e tyre të plotë, shkruan Independent, përcjell Fol Drejt.
An @easyJet flight just made a 360 turn over the North Sea. The Northern Lights are very strong tonight as well, so the reason was probably to allow passengers on both sides of the aircraft to see the fantastic #AuroraBorealis
https://t.co/IVJ81cqRKM pic.twitter.com/5cY8Hr2tPZ— Flightradar24 (@flightradar24) February 27, 2023
Por piloti i kompanisë britanike nuk është i vetmi që ka bërë këtë lëvizje. Një pilot finlandez i linjës ajrore bëri të njëjtën gjë, duke e kthyer avionin 360 gradë në mënyrë që pasagjerët të mund të shihnin këtë fenomen natyror./FolDrejt/