Autoritetet thanë se ai uli aeroplanin pasi njoftoi përmes radio-lidhjes se i kishte mbaruar karburanti.
Një pilot i dehur u arrestua pasi ateroi aeroplanin e tij të vogël mëngjesin e sotëm në një autostradë në juglindje të Kansas City në shtetin amerikan Missouri, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet thanë se ai uli aeroplanin pasi njoftoi përmes radio-lidhjes se i kishte mbaruar karburanti.
Ulja rreth orës 2:30 të mëngjesit në lindje të Grain Valley, rreth 20 milje në juglindje të Kansas City, shkaktoi mbylljen e autostradës.
Patrulla e Autostradave në Missouri tha se avioni pati një “përplasje të vogël” me një parmak, por nuk goditi asgjë tjetër.
Piloti ishte i vetmi person në bord. Policia tha se ai ka marrë lëndime të lehta dhe pas arrestimit është shtruar në spital./FolDrejt/