Lirim Zendeli ëndërron të garojë një ditë në Formula 1. Piloti shqiptar me nënshtetësi gjermane rrëfeu për “A2 CNN” se dëshiron që të bëjë simbolin kombëtar shqiptar të shqiponjës dykrenore kur të ngjitet në podium në njërën prej garave të Formula 1.
20-vjeçari konkurron me skuderinë “Çaruz Reising” dhe aktualisht garon në Formula 3.
“Kam nënshkruar një kontratë me një ekip të mirë këtë vit. Besoj se kam mundësinë që të fitoj gara. Objektivi im është që të fitoj kampionatin e Formula 3 dhe shpresoj që pas 2-3 vitesh të bëhem i pari shqiptar në Formula 1. Shpresoj që kur të mbërrij në Formula 1 të mund të bëj shqiponjën në podium”, u shprehr Lirim Zendeli.