Piloti që fluturoi me aeroplanin që u devijua për në Bjellorusi muajin e kaluar nuk iu dha asnjë alternativë tjetër përveç të ulej në Minsk, ka thënë CEO i Ryanair.
Michael O’Leary u tha ligjvënësve britanikë se kontrolli i trafikut ajror në Minsk i tha pilotit se kishte një “kërcënim të besueshëm” kundër fluturimit dhe se “një bombë në bord do të shpërthente” nëse piloti hynte në hapësirën ajrore të Lituanisë.
“Ai nuk u udhëzua ta bënte këtë, por nuk iu la asnjë alternativë e shkëlqyeshme”, u tha ai anëtarëve të një komiteti parlamentar. Fluturimi, i cili u ngrit nga Athina, u transferua në Minsk në 23 maj, ku gazetari i opozitës Raman Pratasevich dhe e dashura e tij u arrestuan.
Kapiteni kishte kërkuar të fliste me qendrën e kontrollit të operacioneve të Ryanair, por zyrtarët e trafikut ajror të Minskut i thanë gabimisht se “Ryanair nuk po përgjigjeshin në telefon”, tha O’Leary, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com