Kafeja është pjesë e konsumimeve tona të përditshme. Shumica e njerëzve në botë preferojnë një kafe në mëngjes, madje ka nga ata që nuk mund ta fillojnë ditën pa e pirë një kafe.
Dihen shumë efekte të cilat i shkakton kafeja në organizëm si pozitive ashtu edhe negative. Por, cila është një anë shumë e mirë e kafesë, për të cilën mbase nuk keni pasur njohuri?
Nga disa kërkime të reja, është kuptuar se kafeja ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit endometrial.
Nga shpjegimi i Shoqatës Amerikane të Kancerit (ACS), kanceri endometrial ndodh kur qelizat në rreshtimin e brendshëm të mitrës (e quajtur edhe endometrium) fillojnë të rriten jashtë kontrollit.
Nga statistikat vjetore kuptohet se kanceri endometrial është kanceri më i zakonshëm i organeve riprodhuese femërore në mesin e grave pas menopauzës, transmeton Fol Drejt.
Si dhe pse ndikon kafeja për këtë çështje, mund të shpjegohet me faktin se fafeja është një pije e mbushur me antioksidantë që ndihmon në luftimin e problemeve kronike shëndetësore si kanceri i mëlçisë dhe sëmundjet e zemrës.
Kështu, studiuesit nga Spitali i Affiliated i Universitetit Mjekësor Weifang në Weifang, Kinë donin të shihnin nëse kafeja kishte një efekt pozitiv në rrezikun e kancerit endometrial.
Ata kryen një përmbledhje të studimeve, e cila u botua së fundi në Journal of Obstetrics and Gynecology Research. Në total, ekipi shqyrtoi 24 studime që diskutonin lidhjen e marrjes së kafesë me këtë kancer që përfshinte 699,234 pjesëmarrës dhe 9,833 raste të kancerit endometrial.
Nga rezultatet e gjetura autorët kontatuan se kanë gjetur një lidhje midis marrjes së rregullt të kafesë dhe një shans më të ulët të zhvillimit të këtij kanceri. Kjo, si rezultat se kafeja është plot me komponentë bioaktive siç janë komponimet fenolike. Këto komponime ofrojnë një efekt antikancerogjen, që do të thotë frenim i aktivitetit të tumoreve dhe zhvillimit të kancerit.
Përveç kësaj, studiuesit vërejnë se ky përfitim vlen kryesisht për kafetë me kafeinë dhe jo për llojet pa kafeinë./FolDrejt/