Gjatë një interviste dhënë për mediat polake, mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski foli për të ardhmen e tij, e cila është diskutuar shumë kohët e fundit për një largim.
“Nuk e kuptoj nga vijnë këto thashetheme, nuk mendoj se aventura ime do të përfundojë këtë verë. Kontrata ime zgjat akoma dhe dy vjet, te Napoli jam mirë edhe nëse lexoj të kundërtën.
Nuk kam thënë asnjë herë që dua të largohet dhe asnjë fjalë e tillë nuk ka dalë nga goja ime. E vërteta është se un kam pasur një periudhë të vështirë sezonin e dytë, por kjo nuk do t’i japë fund aventurës time te Napoli, i cili është një ekip shumë i madh”, ka theksuar Zielinski.