Shakira bëri një postim enigmatik, një mesazh që ka nxitur një zinxhir teorish në mediat sociale. Këngëtarja e njohur u nda me mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique në fillim të verës pasi kaluan 12 vitesh. Pas ndarjes, Shakira dhe Gerard Pique duket se po i dërgojnë mesazhe të fshehta njëri-tjetrit.
Për shembull, një burim i afërt me lojtarin tha se ai iu kishte thënë miqve se “Ndihem më i ri”, duke iu referuar diferencës së moshës midis të dashurës së tij të re dhe Shakirës. Mirëpo, këtë herë ka qenë këngëtarja kolumbiane ajo që mund të ketë dërguar një mesazh përmes rrjeteve sociale.
Megjithatë, disa besojnë se postimi ka të bëjë me këngën e radhës “Monotonia”. “Nuk ishte faji yt…” shkroi këngëtarja dhe shumë pyesin nëse ky ishte një mesazh për Pique -n për mënyrën se si përfundoi lidhja e tyre./FolDrejt/