Sipas një studimi të fundit pretendohet se mesatarja e britanezëve bëjnë vetëm gjashtë orë gjumë.
Arsyet për netët pa gjumë ndryshojnë dhe shpesh janë të lidhura me çështjet psikologjike, por një studim i ri pohon lidhshmëri me këtë mund të ketë edhe mos-pirja e mjaftueshme e ujit një ditë më parë.
Sipas hulumtimit të bërë nga akademikët në Penn State University të Pensilvanisë, njerëzit që flinin për gjashtë orë në një natë, kishin urinën dukshëm më të koncentruar dhe ishin më të dehidruar krahasuar me ata që rregullisht flinin tetë orë në natë, gjë që ishte gjithnjë e rekomanduar.
Studimi i botuar në revistën ‘Sleep’ përfshinte më shumë se 20 mijë të rritur në ShBA dhe Kinë, të cilët kishin analiza të zakoneve të gjumit dhe mostrave të urinës.
Autorët konkluduan se lidhjet midis cilësisë së gjumit dhe hidratimit janë një hormoni e quajtur ‘vasopressin’.
Madje sipas studimeve thuhet se gjysma e britanikëve nuk kanë idenë se sa ujë duhet të pinë për çdo ditë, ndërsa një e treta pranon se nuk mbajnë mend se si duhet dehidruar dhe nuk pinë ujë nëse nuk përzihet me diçka tjetër.
Dr Emma Derbyshire, Nutritioniste e Shëndetit Publik dhe zëdhënësja e British Summer Fruits, tha se “Uji është makronutrienti më i rëndësishëm që konsumohet për të qëndruar i hidratuar, veçanërisht në mot të nxehtë”.
Sipas një ankete të realizuar nga ‘British Summer Fruits’ ku u morën 2 mijë njerëz, zbulohet gjithashtu se 23% e të anketuarve do të zgjidhnin të qëndrojnë të hidratuar duke pirë pijë të gazuara.
“Ka shumë mënyra të shëndetshme dhe të shijshme për të mundur dehidrimin. Për shembull provoni të shtoni manaferra të përziera në ujin tuaj”, thuhet në këtë studim.