Arturi është opsioni i vetëm. Pozicioni i Juventusit në lidhje me transferimin e mundshëm të Miralem Pjanicit te Barcelona është i qartë, ata do të pranojnë vetëm 23 vjeçarin brazilian në kthim pasi ai konsiderohet përforcimi ideal për mesfushën e Sarrit, por ka paqartësi të shumta: duke filluar me faktin që Arthur nuk ka dhënë ende miratimin e tij për transferimi, i cili në këtë kohë është në gatishmëri, raporton Sky Sport Italia, transmeton FolDrejt.
Sipas raporteve të fundit, Pjanic do të bashkohej me Barcelonën vetëm nëse përfshihet Arthur, i cili përjashton opsionet e tjera si Semedo në këtë kohë.