Përfaqësuesi e Bosnje-Hercegovinës dhe anëtari i Sharjah, Miralem Pjanić ka folur për tema të shumta në një intervistë për mediumin italian, “Tuttosport”.
Ai ka mbërritur në Sharjah nga Barcelona para fillimit të sezonit dhe ka folur për Tuttosport për gjendjen e tij në skuadrën e re.
“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Unë jetoj këtu në Dubai dhe jam shumë entuziast. Dua të bëj më të mirën dhe të fitoj titujt që mund të fitohen me këtë ekip. Dua të hyj në Ligën e Kampionëve të Azisë. Cilësia e futbollit është e mirë, padyshim ndryshe nga futbolli evropian, por mua më pëlqen shumë. Më pëlqen Emirates, organizimi është i shkëlqyer, kemi një trajner të mirë dhe jam shumë i befasuar nga ajo që pashë”, tha Pjanić.
Ai foli edhe për ardhjen e Ronaldos në Al-Nassr.
“Ronaldo shkoi te Al-Nassr. Ata janë një klub shumë ambicioz dhe jam i sigurt se Lindja e Mesme do të jetë e ardhmja e futbollit. Ka vende që kanë shumëçka për të ofruar, por potenciali i plotë ende nuk ka dalë në pah. Me siguri futbolli atje do të zhvillohet shumë, prandaj them se zgjedhja e Ronaldos nuk më ka habitur aspak. Niveli i futbollit në Arabi nuk është aq cilësor, por vendimi i tij do të çojë në një rritje të madhe të futbollit në të gjithë vendin si dhe në mesin e fëmijëve arabë” , tha mesfushori i kombëtares së Bosnje dhe Hercegovinës.
Pjanić tregon se ai është ende një tifoz i madh i Juventusit, dhe se i ndjek të gjitha ndeshjet.
“Nuk më befasoi se si u kthye Juventusi. E dija dhe e njoftova më herët. Në fillim djemtë kaluan një periudhë shumë të vështirë dhe të komplikuar, por kur futesh në një krizë si kjo, ku luan kundër Paris Saint Germain ose ndonjë ekipi më të vështirë në Itali. Gjithçka duket se është në të njëjtin nivel dhe kjo sepse frika dhe pasiguria hyjnë në ekip. Nuk mund të tregosh atë që dëshiron dhe nuk është e lehtë të dalësh prej saj” , ka përfunduar Pjanić.
Pjanić e filloi karrierën e tij në Metz, dhe gjithashtu luajti për Lyon, Roma, Juventus, Barcelona, Besiktas dhe Sharjah.
Ai luajti 12 ndeshje për Sharjah këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke regjistruar dy asistime./FolDrejt/