Miralem Pjanic nuk u la kohë as të ëndërronte tifozëve të Genovas.
Menjëherë pas thashethemeve për interesimin e Griffin për ish-mesfushorin e Juventusit, menjëherë nga Turqia ka ardhur përgënjeshtrimi i të interesuarit.
“Te Besiktas jam mirë dhe i lumtur” – tha ai për disa media të Stambollit .
“Unë kam luajtur pak deri tani sepse kam qenë i lënduar për një kohë të gjatë. Por tani jam kthyer dhe kam ndërmend të qëndroj këtu deri në fund të sezonit“, përfundoi boshnjaku. /abcnews.al