Moska kishte njoftuar më parë zhvillimin e stërvitjeve ushtarake të quajtura Vostok nga 30 gushti deri më 5 shtator.
Administrata amerikane nuk e fsheh shqetësimin e saj për synimin e Indisë për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të organizuara nga Rusia, tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Muajin e kaluar Moska njoftoi stërvitjet ushtarake të quajtura Vostok (Lindje) nga 30 gushti deri më 5 shtator në mes të luftës në Ukrainë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, në stërvitje pritet të marrin pjesë trupa nga Rusia, Kina , India , Bjellorusia , Mongolia, Taxhikistani dhe vende të tjera .
E pyetur për përfshirjen ushtarake indiane, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve – të cilët po shoqëronin Presidentin Biden në udhëtimin e tij në Pensilvani – se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për çdo vend që merr pjesë në stërvitjet ushtarake me Rusinë gjatë pushtimit rus të Ukrainës./FolDrejt/