Në protestat e sotme të serbëve në komunat veriore janë pikasur pjesëtarë të grupit Wagner, shkruan Fol Drejt.
Edhe ditëve të kaluara janë identifikuar persona të njohur si kriminelë dhe të cilët janë pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Besohet se këto grupe janë fajtorët kryesorë për incidentet e shkaktuara, përkatësisht dhunës së përshkallzuar këto ditë.
Edhe sot kamerat e fotoreporterëve nga terreni kanë kapur “në flagrancë” disa protestues me maska dhe me shenjën “Z”, simbol i grupit mercenar rus Wagner.
Edhe gjatë ditës së sotme në Zubin Potok, janë vërejtur në mesin e protestuesve edhe pjesëtarë të këtyre grupeve kriminale. Kjo është dëshmuar në një fotografi që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes ku po zhvillohet protesta.
Për këtë është pyetur edhe Komandanti i KFOR-it Angelo Michelle Ristuccia i cili ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë dëshmi për praninë e tyre në këtë zonë./FolDrejt/