Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është duke vazhduar shkollimi i ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku së fundi ka diplomuar edhe pjesëtari Korab Krasniqi, shkruan Fol Drejt.
“Pjesëtari i FSK-së Korab Krasniqi përfundon me suksese të larta specializimin për Polici Ushtarake në Akademinë Ushtarake në Bundeswehr të Republikës Federale të Gjermanisë.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj shtoi se ushtarakë profesionistë bëjnë që Ushtria e Kosovës të zhvillohet për të përmbushur synimet e shtetit tonë: Siguri për qytetarët dhe mbrojtje për atdheun. /FolDrejt/