Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Turqia e ka cilësuar si një grup “terrorist”, ka njoftuar një ndalesë të përkohshme të luftimeve për të lehtësuar punën e rimëkëmbjes pas tërmeteve masive që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriperëndimore, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Mijëra njerëz tanë janë nën rrënoja,” tha bashkë-udhëheqësi i grupit Cemil Bayik për agjencinë e lajmeve ANF të lidhur me PKK, duke kërkuar që fokusi duhet të jetë në punën e rimëkëmbjes dhe jo në luftë.
“U bëjmë thirrje të gjitha forcave tona të përfshira në aksione ushtarake: Ndaloni veprimet ushtarake në Turqi, në metropole dhe qytete”, tha ai.
Bayik tha se pauza në luftime do të qëndrojë në vend “derisa dhimbja e popullit tonë të lehtësohet dhe plagët e tyre të shërohen”. /FolDrejt/