Një person ka sulmuar me një objekt të mprehtë pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos në SHBA dhe ka plagosur tre persona.
Sulmuesi shkoi me automjet në aeroport, në terminalin ndërkombëtar, lëvizi rreth terminalit të nisjes dhe nxori armën përpara se të sulmonte tre pasagjerë, tha policia, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pasagjerët ishin në zonën përpara pikës së kontrollit kur u sulmuan, tha punonjësi i aeroportit Russell Mackey për mediat lokale.
Policia arrestoi një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Tre pasagjerët pësuan lëndime të lehta dhe vazhduan udhëtimin e tyre ndërsa rasti nuk ka ndikuar në funksionimin e aeroportit.
Mackey tha se nuk dihet nëse i dyshuari ishte një pasagjer dhe gjithashtu nuk dihet motivi i sulmit./FolDrejt/