Policia e San Franciskos njoftoi se nëntë persona u plagosën në Distriktin e Misionit të premten në mbrëmje, dhe se ata u qëlluan nga një automjet në lëvizje, raportoi “San Francisco Chronicle”.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 21:00 me orën lokale.
“Mund të konfirmojmë se nga të shtënat janë nëntë të plagosur, të cilët të gjithë pritet të mbijetojnë. Në këtë moment duket se ngjarja ka qenë e paramenduar dhe e izoluar. Pas atij incidenti nuk ka pasur më asnjë rrezik për publikun.” tha policia e San Franciskos, transmeton Fol Drejt.