Universiteti i Gironas njoftoi se shpërthimi u shkaktua nga “sasia e tepërt e avullit të ujit” dhe është një eksperiment që kryhet rregullisht në tubime shkencore si ky, që mbahen për të afruar shkencën me fëmijët.
Të paktën 18 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, kur një kazan me azot të lëngshëm shpërtheu gjatë një mbledhjeje shkencore në Shtëpinë e Kulturës në Girona, Spanjë.
Mes të plagosurve janë 10 të mitur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, një vajzë pesëvjeçare, transmeton Fol Drejt.