Pushtimi rus i Ukrainës është ngadalësuar ndjeshëm pasi trupat e demoralizuar po pësojnë humbje të mëdha, pohuan komandantët e Kievit.
Sipas tyre, kjo po i detyron ushtarakët rusë të sulmojmë pa dallim, duke plagosur dhe vrarë civilëve gjatë natës, përfshirë fëmijë.
Dmytro Zhyvytsky, i cili kryeson administratën ushtarake në qytetin lindor të rrethuar të Sumy, tha se sulmet ajrore që goditën zonat civile pak pas orës 23:00 vranë 18 njerëz, përfshirë dy fëmijë dhe plagosën të tjerë.
Ndërsa parlamenti i Ukrainës publikoi një foto të një foshnjeje të gjakosur, që sipas tyre ishte plagosur në sulm.
Imazhi u shfaq ndërsa Rusia tha se do të hapë përsëri “korridoret humanitare” për të lejuar civilët të largohen nga qytetet e bombarduara, përfshirë Sumy-n.
Por oferta është hedhur poshtë nga Kievi, me Presidentin Volodymyr Zelensky i cili ka akuzuar Moskën për “cinizëm”, duke thënë se trupat e saj vendosën mina nëpër rrugë dhe hodhën në erë autobusë që do të përdoreshin si transport.
Në Bucha, në veriperëndim të Kievit, kryebashkiaku tha se qyteti “është bombarduar aq shumë sa që mjekët nuk mund të dalin në rrugë për të tërhequr trupat e të vdekurve, të cilët tani po i hanë qentë endacakë”.
“Është një makth”, shtoi ai.
Ushtria e Ukrainës tha se përparimet ruse janë “ngadalësuar ndjeshëm” edhe pse inteligjenca amerikane thotë se Putini tani ka angazhuar “100 për qind” të forcës që ai mblodhi në kufi në betejë.
“Trupat ruse janë të demoralizuar dhe gjithnjë e më shumë priren për plaçkitje dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”, shtuan komandantët.
Ndërkohë një tjetër komandant rus, gjeneralmajor Vitaly Gerasimov u vra në Kharkiv të hënën, duke iu shtuar listës së figurave të larta ushtarake që humbin jetën në Ukrainë./FolDrejt/