Në rrugën “Shefki Kuleta”, rreth orës 14:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku nga plagët e marra një person është dërguar për tretman mjekësor.
Sipas raportit të policisë, katër persona janë arrestuar, kurse personi që ka shkrepur armën është identifikuar dhe është në arrati.
Sipas pronarit të kafiterisë ku ka ndodhur ngjarja, incidenti ndodhi pas një mosmarrëveshje mes klientëve brenda lokalit, ku njëri prej tyre edhe ka shkrepur armën.
Sipas raportit shëndetësorë të QKUK-së, personi i plagosur ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Pasi lëndimet janë jo serioze, pacienti është lëshuar për të trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi.