Një person ka mbetur i plagosur pas sulmit me armë zjarri në oborrin e një kazinoje.
Rasti ka ndodhur sot, në orët e hershme të mëngjesit, në zonën e fshatit Breznicë, transmeton Fol Drejt.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë ku dyshohet se në zonën e fshatit Breznicë jashtë territorit të Republikës së Kosovës oborrin e një kazinos një person shqiptar shtetas i Kosovës është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.
Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë.”, thuhet tutje./FolDrejt/