Në raportin 24 orësh rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa ka ndodhur në rrugën “Azem Azemi” në Gjilan, shkruan Fol Drejt.
“Rr. Azem Azemi, Gjilan 11.08.2022 – 04:00. Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet ndër të tjera në raport.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar./FolDrejt/