Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka informuar për rastin e realizimit të veprës penale Vrasje e rëndë në tentativë, në Prizren.
Rasti ka ndodhur rreth orës 05:30, transmeton Fol Drejt.
Raportohet se në spitalin rajonal ështe dërguar viktima femer kosovare, e cila dyshohet se ishte plagosur me armë zjarri.
Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është arrestuar nje mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/