Një person ka përfunduar në QKUK pas sulmit fizik dhe plagosjes me armë zjarri në kokë nga dy të dyshuar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Baicë të Drenasit, rreth orës 15:23 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se tentim vrasja ka ndodhur për motive deri më tani të panjohura, me ç’rast dy të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin./FolDrejt/