Dy persona janë plagosur sot në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Prishtinës.
Klan Kosova jo zyrtarisht mëson se në vendin e ngjarjes është arrestuar një zyrtar policor i komunitetit serb, i cili dyshohet se i ka plagosur dy personat, përcjell Fol Drejt.
Nuk dihet arsyeja që ka çuar deri tek incidenti.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.
Do të ju mbajmë të informuar lidhur me rastin./FolDrejt/