Një person është ndaluar nga policia në rastin e sotëm të plagosjes në Podujevë.
Këtë e ka konfirmuar për klankosovën Nijazi Jashari, komandant i stacionit policor në Podujevë, i cili ka thënë se i ndaluari nuk është intervistuar ende, ndaj nuk dihet nëse është i dyshuar për këtë rast, transmeton Fol Drejt.
“Është ndaluar një person. Akoma nuk e dijmë nëse personi në fjalë është i dyshuari pasi që ai ende s’është intervistuar. Kjo do të kuptohet pasi që ai të intervistohet” – ka thënë Jashari.
“Jemi akoma në vendin e ngjarjes me hetuesit dhe jemi duke e hetuar rastin” – ka shtuar ai.
Kujtojmë se në këtë sulm me armë zjarri mbetën të plagosur dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor./FolDrejt/