Një 24 vjeçar dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në një poligon të shenjtërisë në Obiliq.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, tha Borovci, raporton FolDrejt.com
I njëjti ka bërë të ditur se viktimat është dërguar në QKUK për të marrë trajtim e mëtutjeshëm mjekësor, teksa hetusit policor veçse kanë filluar një hetim për sqarimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin.