Planet e Vladimir Putin për të rrëzuar qeverinë ukrainase do të duhet të anulohen, ka thënë eksperti dhe ish –shefi i shtabit të përgjithshëm, gjeneral Richard Dannat.
Gjenerali tha se Putini duhet të pranojë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vazhdojë të qendrojë në pushtet në Kiev, pasi Rusia dështoi në pushtimin e plotë të kryeqytetit.
Por ai theksoi se fuqia e Rusisë ka të ngjarë të fillojë të lodhë ushtrinë ukrainase.
Ai tha se pret që qyteti i Mariupolit të bjerë në duart e forcave ruse, në mënyrë që Kremlini të krijojë një lidhje tokësore nga Krimea e aneksuar me rajonin pjesërisht të kontrolluar nga separatistët Donbas në Ukrainën lindore.
“Frika ime është se në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, pozicioni i Zelenskyt do të dobësohet, pozicioni i Putinit do të forcohet dhe Zelensky do të marrë më pak nga ajo që dëshiron dhe Putini do të marrë më shumë nga ajo që dëshiron”, tha gjenerali./FolDrejt/