Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill nuk ka dashur të komentojë planin e pretenduar për Kosovën që u shfaq në media.
Ai u shpreh se mbështet fuqishëm BE-në dhe përpjekjet e saj për të zgjidhur këtë problem.
“Kam dëgjuar për këtë, por e vetmja gjë që mund të them është se ne mbështesim fuqishëm BE-në dhe përpjekjet e saj për të zgjidhur këtë problem që është prezent prej kohësh. Mendoj se është koha për progres dhe i inkurajoj ata të bëjnë propozime për të dyja palët, por nuk më takon mua të komentoj përmbajtjen e atyre propozimeve”, tha Hill.
Ai nuk ka dashur të komentojë modelin e mundshëm të dy Gjermanive, i cili po ashtu përmendet në media si zgjidhje e mundshme për çështjen e Kosovës.
“BE ka një detyrë të vështirë dhe ne i mbështesim ata. Nuk është e lehtë për ta dhe ajo që nuk kanë nevojë janë njerëz që nuk janë ulur në tryezë me ta duke dhënë mendimet e tyre për të. Mund të them vetëm se ne i mbështesim ata”, tha tutje ai./Tanjug/