Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Plani i ri i emigriacionit: I jepet fund llotarisë amerikane, si do mbetet e ‘bardhë’ SHBA-ja?

6 vjet më parë
in BOTA, DIASPORË, HISTORI, LAJME, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Presidenti amerikan Donald Trump dhe dhëndri i tij Jared Kushner kanë përpiluar një plan për kufizimin e emigracionit në SHBA, që sipas tyre kufizon punësimin e forcës së re punëtore. Në fakt bëhet fjalë për një emigracion më të mirë vetëm me të bardhët? Por si do arrihet kjo?, shkruan fillimisht magazina më e madhe e kulturës politike në Gjermani, Cicero.de.

Një ndër premtimet me të cilat mbase edhe fitoi zgjedhjet Trump-i, ishte kufizimi i numrit të emigrantëve në SHBA dhe mbyllja e kufirit me Meksikën. Kur afrohemi te zgjedhjet presidenciale, tashmë republikanët mundohen të zbatojnë një plan rreth emigrimit, ku preferohen të rinjtë e arsimuar dhe kualifikuar, përcjell foldrejt.com. Por me planin e ri kufizohet ndjeshëm “bashkimi familjar” – ashtu siç përfituan familjarët e zonjës së parë Melania Trump.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Lotaria Greencard ose siç quhet zyrtarisht, Diversity Visa Lottery do zhbëhet totalisht. Sipas planit të ri Trump/Kushner bëhet fjalë për emigrantë “pro amerikanë dhe pro punëtorë”. Plani nuk është i ngjashëm me atë të Kanadasë, por një vizë H1B, e cila ju mundëson të qëndroni tre vjet në SHBA dhe më pas kap kushtin për t’u kualifikuar për një Greencard.

Por nga viti i kaluar, përmes kësaj metode janë bërë amerikanë vetëm 12 përqind, pasi shumica kanë përfituar nga bashkimi familjar, diçka që administrata e re amerikane kërkon ta përmbysë.

Historiku i emigrimeve në SHBA

Edhe demokratët edhe republikanët janë të një mendimi se sistemi i emigracionit në SHBA duhet të ndryshojë – por ata nuk arrijnë të merren vesh për një ligj të përbashkët. Në fakt SHBA, e cila njihet si ëndrra e premtuar e shumë emigrantëve, ka ndryshuar disa në vijimësi ligjet e emigrimit.

Barack Obama, ashtu si Ronald Reagan, kërkonte që fëmijët ilegalë në SHBA të pajisen me nënshtetësi, por kjo u bllokua nga republikanët. Prej kërkesës së Obamës do përfitonin 10 deri 20 milionë banorë – kryesisht meksikanë.

Mbështetësit e Trump kërkojnë që jo vetëm të mos u jepet hispanikëve nënshtetësia amerikane, por edhe të reduktohet maksimalisht numri i emigrantëve nga Hondurasi, Guatemala, Kosta Rika dhe Meksika, që tani numërojnë 60 milionë banorë në SHBA. Shumica e hispanikëve janë vendosur në shtetet që SHBA fitoi me luftë gjatë shekullit të 19-të kundër meksikanëve katolikë – jugperëndimi i vendit. Tashmë në qytetet amerikane si El Paso, San Diego dhe San Antonio tashmë hispanikët janë rreth 80 përqind.

SHBA duhet të bëhet e bardhë

Për shkak se shumica e meksikanëve janë me origjinë acteke, ata nuk llogariten si të bardhë. Por qëllimi historik i shumë ligjeve amerikane rreth emigracionit kanë qenë dy: SHBA të popullohet me njerëz të bardhë dhe emigrantët më të mirë të sillen drejt vendit.

Nga 1924 deri më sot

Deri në 1924, emigrantët vërtet e kanë pasur shumë lehtë të vendosen dhe përshtaten në SHBA.

Me rregullimin e Immigration Act nga 1924, atëkohë Kongresi zbatoi një ligj që si arsye e kishte uljen e ‘ardhacakëve’ nga italia, sllavëve dhe hebrenjve. Më shumë u jepej përparësi protestantëve të Europës veriore. Për këtë u vendosën kuota etnike, ku duhej të rruhej “homogjiniteti amerikan”.

Në fakt me këtë ligj u reduktua shumë numri i hebrenjve nga Rusia – prej 100 mijë në vetëm 5 mijë.

Emigrantëve nga Azia, me përjashtim të kolonisë amerikane Filipinet, u ishte ndaluar hyrja në SHBA. Bile shumica e kinezëve që kishin ardhur në SHBA për të ndërtuar hekurudhat në 1882, u dëbuan pas 1924.

Bashkimi familjar si morrë sherri mes republikanëve dhe demokratëve

Pas Luftës së Dytë Botërore, u aplikua McCarran-Walter-Act (1952), që lejonte vetëm një sasi të vogël të emigrantëve nga Azia. Megjithatë, gjatë Luftës së Ftohtë, përsëri SHBA mundohej të shmangte emigrimin e komunistëve, anarkistëve, homoseksualëve, prostitutkave dhe pijanecëve. Në vend të tyre filluan të kërkohen personat e kualifikuar.

Me marrëveshjen e Hart-Celler-Act (1965), vendi amerikan u hap më shumë ndaj Azisë dhe Amerikës Jugore (Latine). Politikanët nga këto shtete, shumë sosh aleate me SHBA, flisnin shpesh për kuota raciste.

Në këtë kohë u shtuan vizat e punës, por shmangej bashkimi familjar me kërkesë të republikanëve. Atëkohë shumica e amerikanëve kishin origjinë europiane dhe me këtë nxitej bashkimi familjar “vetëm” i europianëve.

Por në praktikë ndodhi diçka tjetër: Banorët e Europës lindore nuk lejoheshin të emigronin, kurse europerëndimorët nuk kishin arsye të largohen nga vendi për shkak të mirëqenies së lartë. Ky vakum i thithjes së emigrantëve u zëvendësua kryesisht nga meksikanët, koreanët dhe kinezët (kryesisht nga Tajvani dhe Hong Kongu). Në tre dekadat e fundit ka pasur vetëm tre valë të mëdha të emigrimit drejt SHBA-së nga Europa, dhe atë: nga hebrenjtë rusë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, muslimanëve boshnjakë për shpërbërjes së Bosnjës dhe shqiptarëve të Kosovës. Të treja grupet nuk kanë qenë protestantë të Europës veriore.

Frika nga terroristët në lotari

Që Amerika filloi të behët pak më e bardhë, kjo u arrit me ligjin e 1990 përmes „Diversity Visa“ ose Greencard-Lotterie. Vitin e kaluar kanë shkuar në SHBA 50 mijë emigrantë, kryesisht të bardhë nga Europa.

Por pas 9-11, shumë amerikanë janë të shqetësuar se përmes kësaj llotarie mund të vijnë terroristët. Për këtë tashmë kërkohet një zëvendësim i llotarisë amerikane me një ligj tjetër. Një ligj i propozuar nga Trump, që të ardhurit e ri duhet të dinë anglishten dhe historinë amerikane. E reja është se edhe vitet do luajnë një rol të rëndësishëm, që një jo-amerikan nuk mundet të drejtojë një kompani dhe se nuk guxon të ndryshojë vendin e punës më shumë se njëherë.

Por në kohën kur demokratët në parim janë shumë dakort për thithjen e emigrantëve të kualifikuar, është e dyshimtë nëse mbështetësit e Trump kërkojnë emigrantë të kualifikuar nga Azia.

Por në këto kushte kur hendeku mes demokratëve dhe republikanëve vijon të jetë i thellë, ligji i ri për emigrantët pritet të vendoset pas zgjedhjeve presidenciale. A do qëndrojë SHBA e bardhë?/Foldrejt.com

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Perlat e muajit të agjërimit

Lajmi tjetër

Media ruse: Një pjesë e Kongresit amerikan mbështet Shqipërinë e madhe

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM