Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Pogradecit këtë pasdite, si pasojë e një konflikti me thikë me një 63-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec.
Abc mëson se autori quhet Fatmir Manellari, ndërkohë viktima është Safet Yskollari.
“Gjatë një konflikti, shtetasi F. M., 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia./abcnews.al/