Një tragjedi ka ndodhur sot në një familje në veri të Mitrovicës. Dy persona të së njëjtës familje, babë e birë, kanë humbur jetën, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari është djali tjetër i të njëjtës familje.
Sipas Veriu.info lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.
Hoti ka thënë se i dyshuari e ka therur për vdekje babanë dhe vëllain e tij.
“Personi i dyshuar, brenda familjes ka therur me thikë për vdekje vëllain dhe babanë e tij. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti./FolDrejt/