Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha sot, duke komentuar mesazhet kërcënuese që i janë dërguar atij dhe ministrave një ditë më parë, se kërcënimet po ndodhin vazhdimisht dhe se ato nuk duhet të injorohen kurrë, duke u thënë kundërshtarëve politikë se duhet të kuptojnë më seriozisht kohën kur jetojnë.
Plenkoviq u tha gazetarëve se dje ka kërkuar një pasqyrë nga viti 2016 deri më sot dhe se ka shumë kërcënime të tilla, transmeton Hina.
“Ministrja e Brendshme më tha se sot në mëngjes ka pasur pesë kërcënime të tilla ndaj komisariateve, si edhe dje”, tha kryeministri kroat./FolDrejt/