Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, falë talentit të saj në muzikë, ka arritur që të marrë vëmendje të madhe në skenën muzikore ndërkombëtare.
Rita përpos hiteve të shumta që ka sjellë ndër vite, njihet edhe për bukurinë e saj dhe paraqitjeve të ‘zjarrta’ nëpër rrjetet sociale.
Bukuroshja shqiptare gjithashtu njihet për stilin dhe shijen e veçantë në veshje dhe në paraqitje, e këtë e ka dëshmuar edhe në paraqitjen e fundit nga kryeqyteti francez Parisi.
Ajo ka publikuar disa fotografi teksa shihet plot stil e shije.
Kujtojmë që ajo ishte pjesë e Javës së Modës, në Paris, përkrah emrave më të njohur të modës, muzikës e televizionit, në botë.