Sipas kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka pasur disa përparime në bisedimet për centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.
“Puna vazhdon dhe besoj se po bëjmë përparim të mirë”, tha Rafael Grossi, shkruan Al Jazeera.
Ai i referohej një zone sigurie për uzinën e Zaporizhzhia, të cilën ai e mbron. Megjithatë, nuk kishte sinjale konkrete miratimi nga Moska dhe Kievi./FolDrejt/