Kryeministri Rama është bezdisur nga e folura e vazhdueshme e njërës prej kryebashkiakeve të pranishme.
Teksa fliste kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.
Teksa ndodhte kjo, Rama ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.
“Ça janë këto muhabete..pse i flet atij?!
Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani. boll!”, tha Rama. /abcnews.al/