Gjatë ditës së djeshme, disa persona të armatosur kanë tentuar ta grabisin një të mitur.
Policia e Kosovës në rapotin 24 orësh ka theksuar se personi i mitur e ka raportuar këtë rast rreth orës 10:30, transmeton Fol Drejt.
“Prishtinë 15.02.2022 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë pasi ishte dalë nga shkolla ishte kanosë dhe tentuar të futet me dhunë në një veturë në lëvizje nga dy meshkuj të panjohur. Viktima kishte arrit të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./FolDrejt/