Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollës në trafik ka identifikuar një shofer i cili po drejtonte veturën nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit i është vënë gjobë dhe i është konfiskuar patenta për 6 muaj, raporton Fol Drejt.
“Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollës ne trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ku sasia alkoolit në gjak pas matjes ka rezultuar të jetë 0.82 promilë, po ashtu në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi 135 km/h, i njëjti është gjobitur me 200€, 1 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.”, shkruan në komunikatën e policisë. /FolDrejt/