Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se situata në vend është tejet kritike.
Si pasojë e mos zgjidhjes së problemit me energji elektrike, Tahiri ka kritikuar Qeverinë në pushtet.
“Rrymë JO, projeksione për krizën që pritet gjatë dimrit JO. Rroga me rritje JO, zgidhje JO. Opsione për menaxhim JO. Pasojat po u faturohen atyre që u duhet drita, shumë prej tyre janë nga ata që i besuan mashtrimit ‘Erdhi Dita’. E vetmja ditë e ardhur është e atyre që qeverisin në terr! Dijeni një punë, situata është kritike, edhe më kritike sa që ju po e shihni! Po duket që pushteti ju vërboi”, shkroi Tahiri./21Media