Negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës “kanë ecur përfundimisht përpara”, sipas Ihor Zhovkva, nënkryetar i zyrës së presidentit, Volodymyr Zelensky.
Ai tha se bisedimet në Stamboll ishin hera e parë që, në vend që të jepte ultimatume dhe vijat e tyre të kuqe, pala ruse dëgjoi qëndrimin ukrainas, transmeton Fol Drejt.
Por ai i tha programit Today të BBC Radio 4 se Ukraina nuk do të tregtonte “asnjë centimetër të vetëm” të territorit, kur u pyet për rajonet lindore.
Ai tha gjithashtu se Rusia nuk i kishte tërhequr trupat nga Kievi dhe as nga Chernihiv, pavarësisht se Rusia tha se do të pakësonte operacionet e saj në ato zona./FolDrejt/