Dy gazetarë spanjollë dhe një aktivist irlandez janë vrarë në shtetin afrikan të Burkina Faso, një ditë pasi ishin marrë peng nga një xhihadistësh.
Reporterët David Beriain dhe Roberto Fraile ranë pre e një prite të ngritur ndaj një patrulle agjentësh kundër gjuetisë pa leje, me të cilën bashkëpunonin.
Kryeministri Pedro Sanchez konfirmoi vdekjen e dy gazetarëve spanjollë, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehej se, “lajmi më i keq është konfirmuar”.
“Mendimet tona janë për të afërmit dhe miqtë e David Beriain dhe Roberto Frail, të vrarë në Burkina Faso. Ne shprehim mirënjohjen tonë për ata gazetarë kurajozë që raportojnë përditë nga zonat e luftës”, deklaroi Sanchez.
Trupa e viktimave u gjetën në Pama dhe ata ishin duke bërë një dokumentar për gjuetinë e paligjshme në rajon
Një prej gazetarëve ka bërë dokumentar për bandat shqiptare në vitin 2019.
ZDF, televizioni gjerman, si pjesë të dokumentareve për bandat kriminale në gjithë botën, ka realizuar një reportazh për bandat shqiptare.
Gazetari David Beriain ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e kësaj organizatave kriminale të cilat, siç raportonte ZDF-së, kanë rrënjë në bindjet tradicionale dhe ndjekin një kod nderi dhe hakmarrjeje.