Asambleisti i Kuvendit Komunal të Rahovecit nga radhët e PDK-së, Sejfullah Sejfullahu, ka thyer dorën derisa ishte përpjekur të ndihmonte në pastrimin e podrumeve.
Këtë e a bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
“Gjatë vërshimeve të mbrëmshme, në përpjekje për të ndihmuar në pastrimin e podrumeve, mbrëmë u rrëzova, kam thyer njërën dorë, tjetrën e kam plasaritur, andaj për pak kohë do të jem out!”, ka shkruar Sejfullahu në Facebook.