Dy persona janë ndaluar nga njësiti policor në Kaçanik.
Ata sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës por akuzohen me veprën penale, Kontrabandim me Mallra, transmeton Fol Drejt.
Në raport theksohet:
“Kaçanik 09.05.2022 – 14:20. Njësiti policor ka ndaluar kamionin me targa vendore që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njejti transportonte njëzet e tre kafshë (deshë) për të cilët nuk posedonte dokumentacion përkatës. Gjithashtu është ndalur edhe një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar i cili dyshohet se e ndihmonte në kontrabandë të dyshuarin e parë. Rasti procedohet në procedurë të rregullt”./FolDrejt/