Njësiti FAST i Policisë së Kosovës ka arrestuar sot në rajonin e Pejës një person që po kërkohej nga INTERPOL-i.
I dyshuari ishte denoncuar nga organet shtetërore gjermane dhe dyshohet për disa vepra penale. Policia nuk i ka specifikuar ato në komunikatë, shkruan Reporteri.net.
“Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 09.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim. Njësia FAST-Kosova, në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar”.
“Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore gjermane, dyshohet se është i përfshirë në disa vepra penale”, thuhet në njoftim.