Policia e Kosovës ka arrestuar një person që po kërkohej nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunim”, shkruan Fol Drejt.
Siç njofton policia, arrestimi i të dyshuarit është bërë pas publikimit të fotografive të të dyshuarit, në bashkëpunim me qytetarët.
Florian (Ruzhdi) Fila i lindur me 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë po kërkohej për veprën penale “Dhunim”.
Falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, policia ka arritur që të sigurojë informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. /FolDrejt/