Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po sillet njësoj si nazistët e Luftës së Dytë Botërore me mizoritë e shkaktuara në Ukrainë.
Në një fjalim për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore, Zelensky tha se ushtria ruse po përsëris “mizoritë naziste gjatë pushtimit të vendit të tij. Errësira është kthyer në Ukrainë dhe është bërë sërish bardhë e zi. E keqja është kthyer, me uniforma të ndryshme, me slogane të ndryshme, por me të njëjtin qëllim”, tha Zelensky.
Në videomesazhin e presidentit ukrainas u shfaqën edhe pamjet arkivore të Luftës së Dytë Botërore dhe pamjet bardh e zi të pushtimit rus.
Referencat e Zelenskit ndaj nazizmit duket se janë një përpjekje për të kthyer retorike politike kundër Vladimir Putin, pasi Rusia e ka justifikuar ofensivën e saj në Ukrainë si një “operacion special” për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” fqinjin e saj.