Katërmbëdhjetë anëtarë të një kishe, të cilët kryenin ritual fetar në lumin Jukskei në Johanesburg të Afrikës së Jugut, humbën jetën pasi lumi doli nga shtrati pas reshjeve të dendura.
Sipas deklaratës së shërbimeve të urgjencës së Johanesburgut, lumi Jukskei në qytetin e Johanesburgut ka dalë nga shtrati pas reshjeve të dendura të shiut, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Si pasojë e përmbytjes humbën jetën 14 nga 30 anëtarët e kishës që kryenin shërbesat fetare në lum.
Mësohet se po punohet për gjetjen e 16 personave të zhdukur nga përmbytjet./FolDrejt/