Aleksandër Vuçiq ka thënë se në Davos ka shkuar për të luftuar për interesat e vendit të tij, transmeton Fol Drejt.
Presidenti i Serbisë ka thënë se në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka shumë takime joformale.
“Sot janë në Davos shumë takime joformale me liderët evropianë dhe botërorë. Çështja ukrainase dominon dhe është e imja të luftoj për interesat e Serbisë” – ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter.
Për më shumë ai ka shtuar se në Davos ka shtuar që “të kërkoj aleatë për vendin tonë dhe zgjidhje për krizën më të madhe që goditi Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Këtë ai e tha një ditë përpara përballjes me Kurtin./FolDrejt/