Një i ri ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta, teksa po dërgohej për në stacionin policor në Tiranë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, në orët e vona, rreth orës 23:07, në Tiranë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, i ndjeri fillimisht ishte ndaluar nga policia për një kontroll, mirëpo kur patrulla i kishte kërkuar dokumentet e identifikimit, 32-vjeçari ishte larguar me vrap, derisa edhe parulla i ishte vënë pas.
Tutje bëhet e ditur se policia kishte arritur ta arrestojë të dyshuarin, mirpëo gjatë dërgimit në stacion policor, i njëjti ka shfaqur probleme shëndetësore dhe pas dërgimit në Spitalin e Traumës ka ndërruar jetë.
“Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.
Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L. K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njoftoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore./FolDrejt/